Zv/Ministrja e Brendshme, Romina Kuko gjatë një prononcimi për Agjencinë Telegrafike Shqiptare deklaroi sot se të gjithë emrat e lakuar si pjesë të krimit të organizuar janë përpara drejtësisë.

Duke folur për procesin e integrimit në Bashkimin Europian, veçanërisht për Kapitullin e 23 dhe 24, që lidhen me Lirinë, Drejtësinë dhe Sigurinë, zv/ministrja e Brendshme, Kuko bëri të ditur se, falë reformave të ndërmarra nga qeveria në drejtësi dhe në Policinë e Shtetit, sot nuk ka më emra të lakuar të krimit të organizuar që të jetë në liri. Ajo tha se gjatë takimit të zhvilluar në muajin prill, në kuadër të “Procesit Screening”, vendi ynë është përgëzuar në Bruksel për arritjet sa i takon reformave.

“Procesi Screening po ecën me hapa pozitivë. Në prill ishim te nën komiteti i 11 për drejtësi liri dhe siguri në Bruksel, ku bëmë një rezyme për arritjet për kapitullin 24. U përgëzuam nga Komisioni dhe u caktuan dhe detyra të tjera. Kapitulli 24 dhe 23 janë nga më të rëndësishmit pasi prekin dhe reformat më të rëndësishëm të qeverisë sa i takon axhendës së integrimit në Bashkimin Europian”, – tha Kuko.

“Kemi bërë hapa të rëndësishëm duke pasur parasysh dhe reformën në Drejtësi dhe Reformat e bëra në Policinë e Shtetit. Ajo që duhet të themi sot është se të gjithë emrat e lakuar për krimit të organizuar sot janë përpara drejtësisë. S’ka emër, që të jetë i lirë. Natyrisht lufta vijon dhe është frontale me krimin e organizuar”, – garantoi Kuko.

“Reformat vijojnë dhe kemi një ekip të mirë në Ministrinë e Brendshme dhe kemi një bashkëpunim të mrekullueshëm me Ministrinë e Jashtme si lider në Procesin Screening. Ky proces ka një specifik të vetën, pasi normalisht ky proces vijon pas hapjes së negociatave, por ne këtë proces e kemi nisur para hapjes faktike të negociatave, çka do të thotë se praktikisht po bashkëpunojmë me BE sikurse të kishim çelur negociatat”, – tha Kuko.

Ajo u shpreh besimplotë se Komisioni Europian do të kërkojë sërish çeljen pa kushte të negociatave me BE.

“Komisioni Europian ka dhënë vlerësime pozitive. Vitin e shkuar KE propozoi hapjen e negociatave. Pas pak ditësh KE do publikojë sërish një progres raport dhe kam besim se do të kërkojë sërish çeljen e negociatave me vendin tonë. Më pas në qershor do ti takojë vendeve të BE, secilës më vetë të shprehet në këtë drejtim”, – tha Kuko për Agjencinë Telegrafike Shqiptare. /a.g/

Procesi screening, Kuko: Brukseli vlerësime Shqipërisë për reformat

Procesi screening, Kuko: Brukseli vlerësime Shqipërisë për reformathttp://ata.gov.al/2019/05/21/procesi-screening-kuko-brukseli-vleresime-shqiperise-per-reformat/“Kemi bërë hapa të rëndësishëm duke pasur parasysh dhe reformën në Drejtësi dhe Reformat e bëra në Policinë e Shtetit. Ajo që duhet të themi sot është se të gjithë emrat e lakuar për krimit të organizuar sot janë përpara drejtësisë. S’ka emër, që të jetë i lirë. Natyrisht lufta vijon dhe është frontale me krimin e organizuar”, – garantoi Kuko.Lidhur me procesin screening, Kuko tha për ATSH se "ka një specifik të vetën, pasi normalisht ky proces vijon pas hapjes së negociatave, por ne këtë proces e kemi nisur para hapjes faktike të negociatave, çka do të thotë se praktikisht po bashkëpunojmë me BE sikurse të kishim çelur negociatat”.

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Dienstag, 21. Mai 2019