Të gjithë dietologët këshillojë që për një dietë të pasur me vlera ushqyese duhet të konsumohet sa më shumë dhe sa më shpesh peshku. Mirëpo për fatin e keq, peshku u bë më i shtrenjtë për shqiptarët gjatë vitit 2018-ës, sikurse tregojnë të dhënat e publikuara nga Eurostat.

Çmimi i peshkut shënoi një nivel prej 81.2 nga 77.4 që ishte një vit më parë, duke iu afruar kështu mesatares së Bashkimit Europian. Eurostat publikon çmimet për mallrat kryesore të shportës duke u bazuar në paritetin e fuqisë blerëse.

Mesatarja europiane e çmimeve është fikse 100, vendet që kanë një nivel më të lartë, peshku ju kushton më shumë, ndërsa për vendet me nivel më të ulët, paguajnë një çmim më të lirë. Po ashtu një rritje të konsiderueshme të çmimit kanë pësuar edhe produktet e mishit, i cili sipas qytetarëve edhe pse zë një pjesë të kosiderueshme në mënutë e tyre, ata rrallë herë e blejnë, pasi çmimi është shumë i lartë. Sinkron Intvs Ndër vendet e Bashkimit Europian çmimet më të lira janë shënuar në Poloni me 69.1, në Rumani me 69.2, në Bullgari me 71.8.

Në Shqipëri u kap më shumë peshk gjatë 2018-s, por kjo nuk e uli çmimin. Për vitin 2018, sasitë e zëna të peshkut arritën vlerën e 8629 tonëve, prej të cilave 5537 tonë ishin nga peshkimi detar, ndërsa sasitë e zëna nga akuakulutra përllogariten në 6246 tonë, sipas INSTAT. Sasitë e peshkut nga akuakultura janë më shumë se dyfishuar që prej vitit 2013.

Edisona Skenderi