Programi IPARD II që ka çelur aplikimet në tre masat e mbështetjes që adreson për bujqësinë shqiptare, synon të nxisë edhe zhvillimin e ekuilibruar territorial, krijimin e vendeve të reja të punës dhe përfshirjen sociale përmes masës ‘Diversfikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit’.

Kjo masë do të mbështesë investimet në aktivet afatgjata që nevojiten për diversifikimin dhe rritjen e të ardhurave të fermave që ndryshe quhet agroturizëm.

Kjo masë konsiston në investime për zhvillimin e sektorëve jobujqësorë në zonat rurale dhe në zhvillimin e sipërmarrjeve, sidomos ato nga të rinjtë dhe gratë, gjë që nevojitet për krijimin e mundësive të reja për punë në zonat rurale dhe për përmirësimin e aksesit në shërbime nga popullsia rurale.

Kjo masë do të nxisë investimet në të gjitha sipërmarrjet jobujqësore dhe zhvillimin e agroturizmit të qëndrueshëm nçë zonat rurale të vendit./atsh