Projekte të përbashkëta mes Shqipërisë dhe rajonit të Molises, Itali
Projekte të përbashkëta mes Shqipërisë dhe rajonit të Molises, Itali

Komuniteti shqiptar në Molise të Italisë ishte në qendër të diskutimeve që zhvilloi Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko me presidentin e këtij rajoni, Donato Toma.

Në takimin miqësor të zhvilluar në zyrën e Ministrit Majko, Toma bëri të ditur se komuniteti shqiptar që jeton atje është mjaft i integruar.

Ai u shpreh i gatshëm për iniciativa e projekte të përbashkëta, që do të shërbejnë për zhvillimin e mëtejshëm të komunitetit shqiptar dhe ruajtjen e identitetit.

Ndërkaq, Ministri u ndal tek nevoja e përfshirjes së gjuhës shqipe në programin shkollor dhe theksoi rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencave më vendin fqinj, sa i përket emigracionit.

/ATSH