Të nxisim prodhimin vendas dhe eksportin e produkteve “Made in Albania”, përmes një marketingu të zgjuar e efikas.

Kështu deklaroi sot presidenti Ilir Meta gjatë një vizite në Panairin e Produkteve Bio në Cërrik.

“Grante e kredi të buta për fermerët e modernizimi i industrisë ushqimore, janë faktor nxitës për t’i ndërkombëtarizuar produktet tona si marka në tregun rajonal dhe botëror”, – theksoi Meta.

Sipas Metës, promovimi i këtyre sukseseve do e lulëzojë, jo vetëm Cërrikun e Elbasanin, por edhe Shqipërinë në të ardhmen e afërt, duke sjellë standardet europiane të zhvillimit.

“Prodho shqip! Bli shqip! Konsumo shqip”, u shpreh Meta./atsh