Policia e Shtetit do të rrisë masat kundër aksidenteve në rrugë edhe përmes një testimi të ri që do të aplikojë për drejtuesit e mjeteve. Masa shtesë do të jetë edhe ai që emërtohet si “Testi i Idiotit”. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në tryezën ku u paraqit plani i masave për uljen e aksidenteve në vend.

“Testi i Idiotit” bëhet rëndom kur dikush sillet në mënyrë të papërgjegjshme në rrugë. Dhe duhet të provojë se është stabël në sjellje në mënyrë që të vijojë të drejtojë automjetin” tha ministri.

Çfarë është “Testi i Idiotit”?

“Testi i Idiotit/Idiotentest” që u përmend nga ministri bazohet në modelin gjerman. Në Gjermani mbase nuk mund të ketë një ndëshkim më të keq për një drejtues automjeti në Gjermani.

Konsiderohet si një makth për shoferët gjermanë dhe nuk është vetëm i vështirë por gjithashtu kushton kohë dhe para. Në disa raste ky test është i paevitueshëm sepse nuk do të mund të marrësh mbrapsht patentën pa e kaluar atë.

Në fakt, për të arritur në një ndëshkim të tillë duhet të kesh bërë një shkelje të rëndë. Testimi mjeko-psikologjik zakonisht aplikohet te ata që kapen të dehur ose nën përdorimin e drogës ndërsa ngasin makinë. Gjithsesi,alkooli dhe droga nuk janë arsyet e vetme pse dikush i nënshtrohet këtij testi.

Nëse ju parkoni rregullisht makinën në të njëjtin vend, edhe pse parkingu aty është i ndaluar, policia mund të të detyrojë që të bësh testin. Nëse vazhdon të bësh të njëjtin gabim, me shumë siguri keni nevojë për një test psikologjik.