Performanca e Beyonce në Coachella 2018 u konsiderua si një nga momentet më të paharrueshme në karrierën e saj.

Ajo u bë gruaja e parë më ngjyrë që kryesoi festivalin e madh të muzikës.

Dhe tani fansat mund ta përjetojnë sërish, sërish dhe sërish atë moment, pasi dokumentari për Beyonce “Homecoming” do publikohet sot.

Dokumentari  për fituesen 23 herë të Grammy u realizua nga Netflix.

Këngëtarja gjithashtu lëshoi një album shoqërues, “Homecoming: The Live Album”, me 40 këngë të plota nga shfaqja.

/Ora News.tv