Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Bypassin e Fierit, ku gjatë punimeve për rrugën një 18 vjeçar ka mbetur i vdekur.

41 vjeçari me inicialet K.N ka shtypur për vdekje me rrul që ngjesh asfaltin 18 vjeçarin me inicialet M.K, i cili punonte për të kompletuar bypassin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot rreth orës 16:15, në Bypassin e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan, shtetasi K.N, 41 vjeç, banues në Memaliaj, duke drejtuar mjetin tip “Rrul” që ngjesh asfaltin, ka goditur shtetasin M.K, 18 vjeç, banues në Tepelenë (punëtor) i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarja ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

/express