Në kuadër të projektit të Bankës Botërore kanë filluar punimet rehabilituese për riveshjen me asfalt abraziv në 5 kthesat e Qafë Thanës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se puna po ecën me ritme të larta duke mos penguar trafikun e mjeteve.

Sipas ARRSH-së, punimet për riparimet e shtresës asfaltike vendosjen e sinjalistikës vertikave dhe horizontale guardrail, kanaleve kulluese bankinave po kryhen me të gjitha standardet, për ta bërë sa me të lehtë dhe të sigurt qarkullimin e mjeteve, sidomos gjatë periudhës së dimrit.