Pas një sezoni të suksesshëm qendra e Artit në Elbasan do të rifillojë sezonin e ri të aktiviteteve artistike.

Drejtori i kësaj qendre, Kliton Kapaj, në një prononcim për Tv Skampa shprehet se në vijim publikut elbasanas do t’i ofrohet një sezon i larmishëm, i mbushur me aktivitete kulturore të shumta.

Ndër të cilat mund të përmendim Edicionin e 21-të të Festivalit të Teatrove dhe Takimin Kombëtar të Orkestrave të Harqeve. Ndërsa risi për këtë sezon do të jetë “Sofra Elbasanase”.

Qendra e Artit me mbështetjen e bashkisë Elbasan, vijuan me aktivitete kulturore edhe gjatë sezonit të pushimeve.

Edisona SKENDERI