Qeveria ka vendosur sot që numri i punonjësve me kontratë të pjesshme për vitin 2019 të rritet me 471, duke shkuar nga 1335 që u vendos në fillim të vitit në 1806. Në këtë vendim qeveria përcakton edhe institucionet ku do të shtohen punonjësit e rinj me kontratë të pjesshme.

Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme ndryshohet dhe bëhet 1 806 punonjës.Personat që do të jenë të interesuar për të lidhur një kontratë punësimi do të kenë mundësinë të zgjedhin mes posteve të ofruara në të gjitha ministritë e vendit.

Të rinjtë e Elbasanit shprehen se kjo është një mundësi e mirë e cila i nxit të mbarojnë arsimin, por që sipas tyre është e vështirë të zësh një vend vakant pasi edhe nga ana profesionale kërkesa është e lartë.

Në vendim citohet se ngarkohen institucionet përkatëse të këtij vendimi, të depozitojnë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë detajimin e numrit të punonjësve, kategorinë përkatëse të pagës dhe burimin e financimit të tyre.

Edisona SKENDERI