Në kuadër të festave të Nëntorit Qendra Kulturore e Fëmijëve është duke organizuar një sërë aktivitetetesh, të cilat do të kulmojnë me natën finale të çmimeve për të gjithë pjesmarrësit.

Përgjatë këtyre ditëve në skenën e qendrës do të performojnë rreth 30 shkolla nga i gjithë qarku i Elbasanit. Drejtori i qendrës kulturore të fëmijëve, Martin Kushi, u shpreh se gjatë kësaj jave fëmijët do të interpretojnë jo vetëm në këngë dhe shfaqje teatrale, por gjithashtu do të shfaqin aftësitw e tyre në dy konkurse të tjera që do të zhvillohen paralelisht si konkursi letrar dhe ai i vizatimit.

Këto aktivitete janë duke u zhvilluar në kuadër të 75 vjetorit të çlirimit. Në përfundim të tij do të ndahen edhe çmimet për performuesit më të mirë.