Kryeministri Edi Rama konfirmon se në ditët në vijim do të takohet me kandidatin për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti.

Rama tha se është Kurti ai që i ka kërkuar të takohen, dhe se ka disa propozime të reja për të, për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Ka kërkuar të më takojnë, në ditët në vijim. E kam ndjekur në prononcimet e tij, bie dakort me të që ka nevojë për një shtysë të re mes dy qeverive. Kam edhe disa propozime të reja për të, dhe besoj se për ta shtyrë këtë bashkëpunim më thellë besoj se është vendosja e Ministrit të Shtetit nga të dyja vendet, për të patur një pikë referimi. Është shumë kënaqësi të dëgjoj edhe idetë e freskëta të Albinit,” tha Rama.

Newsbomb