Kryeministri Edi Rama orientoi sot të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë pas tërmetit të 26 nëntorit, që t’i drejtohen platformës së bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al.

“Nëse ke nevojë të na komunikosh shqetësimin për banesën apo kërkon ndihmë për: strehim të përkohshëm; përkujdesje shëndetësore/medikamente/trajtim psikosocial; ushqime/veshje/produkte higjienike dhe transport për në shkollë për fëmijët e ke fare të thjeshtë me një klik në adresën shqipëriaqëduam.al”, tha Rama.

Kryeministri i kërkoi po ashtu ndjesë kujtdo që “s’kemi mundur ta sistemojmë e qetësojmë ende dhe durim, sepse jemi në këmbë papushim”. “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”, tha Rama. /m.m/ /a.g/