Ndersa ka kërkuar nga gjitha kabineti solidarizim dhe angazhim të plotë në zonat e prekura nga tërmeti, atje ku kanë strehuar banorët, apo në fshat ku po qëndrojnë në cadra, kryeministri Rama ka sqaruar se askush nga administrata nuk është detyruar të japë para për të ndihmuar banorët e prekur.

“Refuzoj komplet ate shpifjen tjeter qe medemek ne paskemi detyryar punonjesit të japin lekë nga rroga se nuk kemi lekë, asgjë nuk është bërë në mënyrë detyruese, të gjithë kanë qenë të ftuar të japin kontribut vullnetare. Ne i dhamë rrogën e nëntorit, punonjësit jo të gjithë kanë kontribuar dhe nuk ka problem, nuk ka asgjë më detyrim, por askush nuk duhet të dedikojë fond nga institucione buxhetore apo jo, publike, do e bëjmë me ligj të posacëm, asnjë organ i qeverisjes vendore, ndërmarrje e shoqëritë tregtare me kapital 50% shtetëror, për Vitin e Ri për darka e për valle”- tha Rama, duke theksuar se do te behen nje ndryshim ne vendimin e KM per fondoin e vecante, qe ndalon rreptesisht perdorimin e fondit te vecante per veprimtari social-kulturore dhe shperblime te punonjesve te instituconeve per vitin e ri.

Madje ai ka porositur prerë të gjithë qeveritarët, që të organizohen të gjithë. “Organizohuni që të gjitha institucionet të ndajnë një pjesë të festave me njerëzit që janë atje, të shkojnë, të cojnë dhurata për fëmijët atje ku janë të kalojnë kohë me ta”- tha Rama.