Kryeministri Rama në kuadër të axhëndës së tij dyditore në Elbasan në kuadër të festimeve për Ditën e Verës vizitoi edhe panairin e 21 tregtar i cili u zhvillua në ambientet e Pallatit të Sportit Tomorr Sinani dhe nga ku rreth 50 biznese prezantuan produktet e tyre.

Rama tha se ndryshimet në Elbasan janë të dukshme dhe positive por mbetet punë për tu bërë përsa I përket nxitjes së punësimit.

Gjatë vizitës së tij në këtë panair Rama shoqërohej nga Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini, Ministra të kabinetit qeveritar dhe deputetë.