Në seancën e sotme plenare që do të mblidhet në orën 10:00 do të diskutohen një sërë çështjesh të rëndësishme. Një ndër to është edhe interpelanca e kryeministrit Rama në cilësinë e ministrit të Jashtëm lidhur me çështjen e Alvinit, 11-vjeçarit të mbyllur në kamp në Siri, pas kërkesës së tetë deputetëve të opozitës, por edhe akti normativ për buxhetin e taksat vendore dhe projektligjin për Rininë. Megjithatë debati pritet të zhvendoset si gjithmonë te aktualiteti politik dhe akuzat e ndërsjella.

Rendi i ditës

Interpelancë me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, kërkuar nga 8 deputetë të opozitës

Akt normativ “Për buxhetin e vitit 2019″

Akt normativ “Për sistemin e taksave vendore”

Projektligji “Për rininë”

Projektligji “Për aderimin në Konventën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Falsifikimit të Monedhës”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/