Kryeministri Rama dhe liderët e tjerë të Evropës kanë qenë sot në Samitin e NATO-s, por nuk kanë lënë pas dore dhe ndeshjen e gjysmëfinales.

Sakaq, mbrëmjen e sotme ishte edhe ndeshja gjysmë finale mes Anglisë dhe Kroacisë, ndeshje që çoi Kroacinë në finale me rezultatin 2-1. Ndërkohë Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku bashkë me liderët botërorë, përfshirë dhe kryeministren britanike Theresa May, është duke parë ndeshjen në momentet e fundit.

Në momentin që ka humbur Anglia, Rama ka ngushëlluar kryeministren britanike duke i vendosur dorën në shpatull dhe duke lëshuar dhe një batutë që ka shkaktuar të qeshura: “Kupa e Botës po vjen në Ballkanin Perëndimor. Të paktën bërë diçka për Ballkanin Perëndimor”– ka thënë Rama duke qeshur.

Elbasani News