Rama njofton nga Elbasani vendimet e reja të qeverisë
Rama njofton nga Elbasani vendimet e reja të qeverisë

Qeveria është mbledhur sot në Elbasan, sipas rregullit të vendosur nga kreu i qeverisë, çdo muaj në një qark të ndryshëm.

 

Nga Elbasani, Rama ka njoftuar para medias vendimet e rëndësishme që ka marrë qeveria lidhur me financimin për përfundimin e rrugës Tiranë – Elbasan dhe Elbasan – Korçë; po ashtu, për ndërtimin e  disa fshatrave turistikë.

“Kemi marrë vendim për të finalizuar strukturimin e Drejtorive të Bujqësisë. Nga sot ato nuk do të jenë më si atavizën i sistemit të kaluar pro do të jenë si 4+4 agjensi rajonale. Një prej tyre, si agjensi veterinare, do të ketë qëndër Elbasanin.

Rama ka njoftuar se më në fund u arrit një marrrëveshje e rëndësishme për gratë e sëmura me kancer; qeveria ka arritur të lidhet me kompaninë mëmë të prodhimit të medikamenteve për këto gra me qëllim që t’i marrë me çmim të ulët dhe përgjigja ka qënë pozitive.