Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur ditën duke postuar një video, ku nuk mungon dhe ironia. Ai ka ndarë me ndjekësit e tij një kronikë që RAI3 i ka kushtuar shëndetësisë shqiptare, ku protagonist kryesor kardiokirurgun e njohur, Altin Veshti.

Rama shkruan se shyqyr që është bërë nga Rai3 se po të ishte bërë nga ERTV do damakosej si propagandë.

Postimi i Ramës 

MIRËMËNGJES  dhe me këtë kronikë kuptimplotë (që shyqyr e ka bërë RAI3 se ta kishte bërë ERTV do damkosej si propagandë)mbi përmirësimet e mëdha të shërbimit tonë shëndetësor vitet e fundit, apo edhe kthimet (jo vetem ikjet) e mjekëve specialistë në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë