Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në një postim në Facebook, Rama deklaron se do të dalë në një konferencë për shtyp ashtu siç edhe ishte lajmëruar, ndërsa e cilëson mos pranimin e hapjes së negociatave si një dështim të konsensusit në Këshillin Europian

“Pas pak, në konferencë për shtyp mbi dështimin e konsensusit në Këshillin Europian, lidhur me çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut; konkluzionet e liderëve europianë pas përfundimit të raundeve të Këshillit; objektivat e kësaj faze të re në rrugëtimin që vazhdon??

Live edhe në ERTV natyrisht”, ka shkruar kryeministri.

NEWSBOMB