Presidenti francez,  Emanuel Macron do të presë sot në një takim zyrtar në Pallatin Elysee kryeministrin Edi Rama.

Në faqen e saj zyrtare, Presidenca franceze publikoi axhendën e takimeve të Presidentit Macron, ku konfirmohet zyrtarisht takimi me kryeministrin Edi Rama.

Takimi mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Macron do të jetë mjaft i rëndësishëm për vendin tonë, pasi në tryezën e bisedimeve do të jetë qëndrimi i Francës në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë, e cila është në pritje të një vendimi nga ana e vendeve të BE-së në muajin qershor për hapjen e negociatave.

Takimet që po zhvillon kreu i qeverisë Rama, janë një shenjë pozitive për mbështetjen që vendi ynë po merr për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Pritja e Presidentit të Francës Emmanuel Macron vjen pas takimit që Kryeministri Rama zhvilloi 2 javë më parë me Kancelaren Angela Merkel.

/m.m/ATSH