Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të shtunën, më 9 nëntor, në Ohër, Maqedonia e Veriut, për të marrë pjesë në samitin për zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian.

Sipas njoftimit për shtyp të zyrës së shtypit të Kryeministrisë, të shtunën Kryeministri Rama do të jetë i pranishëm në darkën e shtruar me këtë rast nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

“Të dielën më 10 nëntor në Ohër do të mbahet Samiti, i cili do të pasohet nga konferenca për shtyp në orën 12:00”, theksohet në njoftimin e Kryeministrisë. /k.s/j.p/