Kryeministri Edi Rama tregoi se bisedat me Presidentin francez Macron për situatën e tërmetit dhe ndihmën që ofroi Parisi me grupet e kërkim shpëtimit, i cilësoi si të mrekullueshme.

Në takimin me ambasadorët e huaj në vendin tonë, Kryeministri Rama tha se, “Presidenti Macron është treguar i mrekullueshëm jemi në kontakte të vazhdueshme me të”.

“I kam thënë përmes twiterit se ekipi juaj ka qenë i jashtëzakonshëm, kam jetuar në Francë dhe e di që ka një nam të jashtëzakonshëm. Kur mendon për Amerikën të shkon në mendje FBI, kur mendon për Francën të kujtohet shërbimi i zjarrfikëseve. Ata kanë ardhur nga Franca, që nuk është vendin, për të krijuar një ide të mirë për Shqipërinë dhe ata bënë maksimumin njësoj sikur, ishin duke mbrojtur Parisin, për këtë i falenderoj”- tha Rama.

“Do u kërkoja të gjithëve që të organizonim një konferencë së shpejti, me ekspertët tuaj t’u tregojnë njerëzve rastet, që duket e tmerrshme por nuk është sikur duket, duhet riparuar, sepse në çdo shtëpi shtrohet e njëjta pyetje. Duan të kenë shtëpinë e tyre. Shpresoj që do të na ndihmoni, sepse njerëzit dëgjojnë lloj lloj çmendurie. Gazetarët shkojnë pas çdo të çarje, ka mes tyre edhe sharlatanë dhe shkencëtarë që flasin për fundin e botës. Botës nuk po i vjen fundi, flasim për budallëqe si për Romën e Lashtë, që Durrës u përmbyt dhe do të përmbytet, Jo, Durrësi do të bëhet i madh përsëri” tha ai. e.xh/ /a.g/