Nga Tropoja, Kryeministri Edi Rama deklaroi se “u desh të vinim ne që të ndalonim masakrën e llahtarshme në Valbonë”.

Gjatë takimit elektoral në qytetin e Bajram Currit, Rama tha se “ne nuk është se kemi bërë mrekullira as këtu, as gjëkundi tjetër. Nuk është se punët që janë bërë këtu, përmendi Iliri gjimnazin, fushën e sportit, gjithë zemrën e qytetit këtu që deri para disa vitesh ishte si rrugëkalim në humbëtirë. Sido qoftë nuk është se mjaftojnë, përkundrazi duhet bërë shumë më tepër akoma për qytetin dhe për gjithë fshatrat për rreth, por mjaftojnë për ta bërë qartë dallimin kur qeverisnim ne dhe kur qeverisnin ata”.

‘Më vjen shumë keq ta them, Valbona që është një pasuri përrallore, jo vetëm e Tropojës, as vetëm e Shqipërisë, por e gjithë Europës, u desh të vinim ne, ti zija unë vendin atij, që të bllokohej dhe të minimizohej masakra e llahtarshme e 11 hidrocentraleve njëri pas tjetrit”, – deklaroi Rama, duke iu referuar lejeve të firmosura nga ish-kryeministri Berisha.

“Se si mund të firmosësh duke qenë edhe lindur dhe rritur këtu në këtë mrekulli, për 11 HEC-e në Valbonë nuk e di, por di që arritëm ta kufizojmë maksimalisht dhe nuk ka për t’u ndërtuar më përveç atyre dy HEC-eve që po ndërtohen, asnjë lloj HEC-i tjetër”, – deklaroi Rama.

Gjithashtu, ai solli në vëmendje edhe rrugën e Valbonës, duke shtuar se e “gjetëm rrugëve si rrugët e tjera, siç është PD sot rrugëve, dhe rrugë e nisur pa para, me daulle, me shirita, për të mira e gëzime dhe tunjatjeta ku ju kam parë. E financuam dhe e përfunduam”, – tha Rama.

atsh