Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike redukton afatet dhe procedurat për lidhjen në rrjetin e energjisë elektrike për klientët.

Koha maksimale nga aplikimi te furnizimi sipas OSHEE-së është 60 ditë.

Për fuqi të instaluar 21-50 kW në tension të mesëm ose të ulët kërkohet formulari i aplikimit, vërtetim i identitetit, fotokopje e certifikatës së regjistrimit në QKR për objektet jo familjare, gen-plani i vendosjes së objektit, si dhe kopje e kontratës (kartelës) së mëparshme që aplikanti mund të ketë pasur, projekti elektrik i objektit, i cili përmban vetëm objektin për të cilin po aplikohet për lidhje të re, plan-vendosja e të gjitha pajisjeve në objekt, parametrat nominal të të gjitha pajisjeve elektrike të përfshira në projektin elektrik, licencë e inxhinierit elektrik i cili ka bërë projektin elektrik të objektit.

Ndërsa për fuqi të instaluar mbi 50 kW kërkohet edhe grafiku i ngarkesës elektrike si dhe relacioni analitik për vlerësimin e cos  dhe kompensimin e saj.

OSHEE Brenda 20 ditësh kryen inspektimin në terren përllogarit preventivin  cili paguhet nga klienti si dhe kur transformatori vendoset nga klienti firmoset marrëveshje dypalëshe.

“35 ditë  maksimumi bëhet lidhja me rrjetin, ndërsa Brenda 5 ditësh instalohet matësi”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.

/atsh/