Lulzim Basha bëri me dije se opozita ka mandatuar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin, që do të shërbejnë si dakordësues me mazhorancën për miratimin e Reformës Zgjedhore.

“Prej muajit tetor opozita ka insituar në një mekanizëm gjithëpërshirës dhe transparet për të përfunduar reformëm zgjedhore. Ku është edhe një kusht i pakalushem i Bundestagut, kanë kaluar 4 muaj dhe asgjë nuk është arritur. Sot opozita rikonfirmon qendrimin e saj për nisjen pa vonesë dhe përfundimin një orë e më parë të reformës. Mandatojmnë Oerd Bylykbashin nga PD Petrit Vasilin Vnga LSI për të dakordësuar mekanizmin, duke i qendruar plotësht të gjitha pikave të shtruara në tetor”, tha Basha.

Ky është hapi i parë i opozitës drejt një marrëveshje, ndërsa Basha theksoi se nuk bëhet fjalë për një tryezë nga komisioni i posacëm.

“Nuk ka një tryezë nga komisioni i posacëm, ne me ndihmë e faktorit ndërkombëtar kemi mundësuar një perces që të dakordësohen me atë të tetorit. Këto janë mandatet e qarta që dy përfaqësuesit tanë do të ulen pasa një qendrimi të qartë dhe të prerë duke nisur me rezolutën e Bundestagut”, tha Basha.

I pyetur nga gazetarët nëse po pranojnë të ulen në një tryezë me Damian Gjiknurin, i kundërshtuar nga opozita, Basha u përgjigj:

“Ju informoj se ne kemi mandatuar dy përfaqësueit tanë për të përsëritur qëndrimet tona të tetorit. Unë nuk mund të flas për papëgjegjshëmrine e tyre se kë zgjedhin për tu përfaqësur”.

Tre kërkesat e pëfaqësueve të opozitës në takimin e sotëm për reformën zgjedhore: 

1. Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.

2. Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive.

3. Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.

/abcnews.al