24 Tetori shënon ditën e ndërgjegjësimit ndaj virusit të poliomelitit . Poliomieliti është një sëmundje e shkaktuar nga infeksioni i poliovirusit .

Virusi hyn nëpërmjet gojës dhe hundës shumëfishohet ne fyt dhe ne traktin gastrointestinal që më vonë të absorbohet dhe të shpërndahet nëpërmjet gjakut dhe sistemit limfatik. Ky virus transmetohet nga kontakt direkt me nje person te sëmurë.

Vaksina e poliomelitit prej kohësh aplikohet edhe ne Shqipëri .Kjo vaksinë aplikohet jo nëpërmjet injeksionit por përmes pikave në mënyrë orale.Deri në këtë periudhe shqipëria nuk paraqitet e rriskuar na ky virus.Vaksinatoria Marinela Qosja në një intervistë për tv Skampën shprehet se moshat të cilat preken më së shumti nga ky virus janë ato pediatrike.Vaksinimi kundër poliomelitit fillon që në periudhen 2 Muajsh dhe deri në 6 vjeç.

Shpesh herë prindërit I neglizhojnë apo refuzojne vaksinat e fëmijëve të tyre për mungësë informacioni apo për informacione të gabuara që kanë.Por vaksinatorja shprehet se vaksina nuk ka efekte anësore tek fëmijët pasi aplikohet në rrugë orale .

Vaksinatorja Marinela Qosja I bën thirrje prindërve që ti vaksinojne fëmijët e tyre për ti mbrojtur ata.

Disa nga simptomat e poliomielitit jane: Ethe e bute,Dhimbje koke,Shqetësime të përgjithshme • Dhimbje dhe skuqje fyti,Të vjella ,Temperatura e moderuar• Të vjella• Diarre • Dhimbje ne , krah, këmbë dhe bark• Ndjeshmëri muskulore dhe spazma në ç`do zonë të trupit • Lodhje e tepruar etj.