Forcat RENEA dhe Policia e qytetit rajonal kane ndermarre nje aksion sot në Gjirokastër duke prangosur nje person te dyshuar per nje krim te ndodhur tre vjet me pare.

Në një aksion blic të Reneas në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër është arrestuar Enerik Lluka.

Ky i fundit, mëson Panorama, ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh për vrasjen e dy kushërinjve të tij.

Korespondentja e Panorama raporton se fillimish RENEA rrethoi banesën dhe me pas hyri brenda duke bërë të mundur arrestimin e tij. Në banese iu gjet një armë zjarri tip pistoletë.

Ngjarja per te cilen ai akuzohet nga ndodhur në mars të 2016 në kthesën e fshatit Andon Poçi në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të fshatit Shtëpëz, ku i vrarë mbeti Dorian Lluka, 29-vjeç dhe u plagos Birbil Lluka, 31 vjeç, banues në Gjirokastër.