Përveç Ledri Vulës, i cili ditën e sotme mbush 33 vjeç, këtë të mërkurë feston ditëlindjen edhe reperi i njohur, Besnik Canolli i njohur si 2Po2.

Ai sot bën 41 vjeç dhe nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram”, është “ankuar” se merr pak urime me rastin e ditëlindjes.

🎉 Më Shumë Vjet Më pak Urime #kjoështëjeta“, ka shkruar Besniku krahas fotos së tij.

Ndoshta kjo është një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij, apo edhe miqve të cilët kanë harruar që t’i bëjnë urimet në ditën e tij të veçantë.

Po ai që nuk ka harruar që ta urojë është Ledri Vula i cili i komenton në foto: “Gëzuar ditëlindjen vëlla”.