ATSH/ Ulja e temperaturave ka sjellë reshje bore në lartësinë mbi 950 m mbi nivelin e detit në qarkun e Korçës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se “po punohet për pastrimin e akseve rrugore Korçë-Ersekë, Qafë Qarri, Boboshticë-Dardhë, Voskop-Voskopojë. Kontraktorët janë në monitorim të vazhdueshëm dhe kanë marrë pasat e duhura për të përballuar çdo situatë”.

Sipas ARRSH-së, në të gjitha akset e këtij rajoni qarkullimi kryhet pa probleme.

ARRSH rekomandon përdorimin e zinxhirëve në km 8-12 të rrugës së Dardhës për shkak të lartësisë së madhe mbi nivelin e detit