Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të intesifikohen gjatë pasdites dhe do të sjellin reshje shiu dhe dëbore në zonat e thella malore.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 00ºC deri në 09ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 16ºC dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 17ºC.

Era do të fryej në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -2ºC deri në 08ºC dhe në zonat e ulëta nga 02ºC në 10ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të vendin dhe jo vetëm.