Reshje të shumta shiu vazhdojnë ende në të gjithë territorin, por te gjitha akset rrugore janë të kalueshme dhe qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht.

Autoriteti Rrugor njoftoi të hënën reshjet e shiut që përfshinë të gjithë vendin nuk kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Kompanitë e mirëmbajtjes, sipas ARRSH-së, kanë qenë në monitorim të situatës përgjatë gjithë natës për të pasur gjendjen e akseve nën kontroll dhe duke pastruar rënien e lehtë të gurëve në disa segmente rrugore.

Ndërkohë ARRSH do të vijojë monitorimin dhe është në gatishmëri me mjete dhe fuqi punëtore në terren.

ARRSH rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.