Revista Time:

Revista amerikane Time i ka dedikuar kopertinën e numrit të saj të radhës, zëvëndës kryeministrit italian Matteo Salvini.

Në një portret bardh e zi të ministrit të brendshëm italian, kjo kopertinë mban titullin “Fytyra e re e Europës” duke e epitezuar Matteo Salvinini si “Cari i emigrancionit në Itali me misionin për të shpërbërë Europën”.

Në një intervistë për korrespondentet e Time në Romë, Vivienne Valt, Salvini shprehet “se po punojmë për të rekuperuar shpirtin europian i cili është tradhëtuar nga ata që sot po drejtojnë Bashkimin Europian.”

“Të ndryshosh Europën është një objektiv i madh, shprehet ai, por besoj se do ja dalim. Historia na ka besuar rolin për të ndryshuar vlerat europiane.”

“Po a është vërtetë qëllimi i Salvinit të shpërbëjë Europën?” pyet gazetarja e Times.

“Jo, përkundrazi, përgjigjet ministri italian. Bashkimi Europian është zhvilluar shumë shumë shpejt, pa rrënjët e tij të përbashkëta, por vetëm me një monedhë të përbashkët. Objketivi është krijimi i një mazhorance pa socialistët europian si Macron dhe Renzi e krijimi i ekulibrave të rinj si në Parlamentin Europian ashtu dhe në Komisionin Europian:”

Revista amerikane  e përshkruan Matteo Salvini si politikanin më të fuqishëm në Itali dhe pse është vetëm një ministër. “E duke ndjekur këtë rrugë, Matteo Salvini mund të bëhet dhe lideri më influencues europian”, shkruan Time.

I pyetur mbi ngjarjen e anijes Diciotti, Salvini përgjigjet se ministria e tij po punon për të mos pasur raste të tjera të ngjashme, por nëse ndodh ai do të sillet në të njëjtën mënyrë.

Sa i takon kufijve europian , ministri i bredshëm italian mbron tezën se ” nëse arrihet të mbrohen kufijtë e jashtëm të Europës, atëherë do të rihapen kufijtë e saj të brendshëm, pasi sot Shengen është pezulluar, thtoë ai. Francezët kanë kthyer pas 50 mijë persona në kufirin me Italinë e unë dua të mbroj kufijtë e jashtëm e të hap kufijtë e  brendshëm” thekson Salvini.

Matteo Salvni konsideron “se emigracioni sjell kriminalitet e përplasje sociale”.

Për gazetaren amerikane Vivenne Valt, shprehja e përdorur shpesh nga ministri, “Italianë të parët ” (Italians firstë)k ujton mjaft shprehjen America first. të Donald Trump.

Por c’ mendim ka Matteo Salvini për liderin amerikan?

“Jemi vende të ndryshme me histori dhe ekonimi të ndryshme, Por dhe persona mjaft të ndryshëm. Vlerësoj propozimet e tij mbi ekonominë e sigurinë, thotë Salvini Trump i mban premtimet mbi kontrollin e kufijve, peshën fiskale e situatën ekonomike. Por nga ana tjetër pajtohem pak dhe me kritikat e botës politikisht korrekte”, thotë ai.

Por si i përgjigjet Matteo Salvini akuzave mbi influencën ruse në zgjedhjet politike italiane?

“Synoj një partnership të mirë mes Rusisë dhe Europës, përgjigjet Salvini. Historia e ndërhyrjes ruse në Itali ëhstë qesharake, Po kërkojnë hacker e tëitters rus, pro cìka ndodhi në Itali në zgjehdjet e fundit e arritën italainë vetë duke arsyetuar me mëndjen e tyre.”

/Ora News.tv