Riri priret të jetë e pranishme gjatë ndeshjeve sportive, e nuk mund të themi se e kemi parë pak herë në stadiume. Fokusuar kryesisht në ndeshjet e basketbollit, Rihanna ka vendosur të kalojë pak kohë nën shoqërinë e futbollit. E ndërsa ka ndjekur nëntëdhjetë minuta lojë, këngëtarja nuk ka harruar të urojë fat për Arsenalin.Pikërisht pjesë e kësaj skuadre është edhe shqiptari Shkodran Mustafi, i cili ka ndarë një foto në Instagram, përkrah Riri-t. “Rezultatet që donim sot. Faleminderit Rihanna që kryqëzove gishtat. Kjo metodë funksionon gjithmonë për mirë”, ka shkruar Mustafi, ndërsa ka surprizuar jo pak me këtë imazh. Futbollisti është duke shijuar karrierën jashtë kufijve, ndërsa duket se kontaktet me të famshmit nuk janë të pakta.

Epo, kush nuk do të donte t’i uronte fat Rihanna!