Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka inspektuar vijimin e punimeve në lagjen “11 Nëntori” ku po kryhet një rikonstruksion total i kësaj lagjeje.

Bëhet fjalë për një investim që konsiston në shtrimin e kësaj rruge si dhe ndriçim, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve por më së shumti të këmbësorëve.

Sipas kreut të bashkisë Gledian Llatja “ tashmë punimet thuajse janë drejt përfundimit ku po I jepet dora e fundit asfaltimit të rrugëve në blloqet e pallateve. Siç i premtuam banorëve të Njësisë 5 fëmijët tanë do të kenë një rrugë me standarde, ndriçim dhe trotuare për të shkuar në kopsht. Procesi i transformimit të Elbasanit vijon”.