ministrja premton rikonstruksionin e të tjera qendrave

Hapet qendra e re shëndetësore e Gostimës në Cërrik, e rindërtuar në kuadër të programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla inspektuan mesditën e sotme qendrën e re shëndetësore të Gostimës në bashkinë e Cërrikut.

Balla tha se jo vetëm kushtet e godinave, por mbi të gjitha tashmë ka marrë fund koha kur personeli shëndetësor emërohej me tesera partie.

Vetë banorët shprehën vlerësimin e tyre për këtë investim duke bërë edhe diferencën me kushtet e një viti më parë

Me programin e 300 qendrave shëndetësore që përmbyllet këtë vit me rindërtimin e 120 qendrave shëndetësore nga veriu në jug, jo vetëm është garantuar përmirësi i kushteve të punës falë rehabilitimit infrastrukturor dhe pajisjeve të reja, por edhe është ndërtuar një model i standardizuar dhe i unifikuar i qendrave shëndetësore qoftë në zona urbane ashtu dhe në ato rurale.
Edllira XHERRI