Është zhvilluar konkursi “Rinia dhe Kryqi i Kuq” me mision informimin e vullnetarëve rreth objektivave dhe misionit të kësaj shoqate. Në këtë konkurs morën pjesë 39 degë dhe rreth 200 vullnetarë.

Zv presidenti i kryqit të kuq shqiptar, Halil Stana, u shpreh se është shumë e rëndësishme që të rinjtë të informohen rreth shoqatës së kryqit të kuq, pasi janë më të aftë të kryejnë veprimtaritë në rast nevoje.

Gjatë ceremonisë u shpërndanë certifikata për të rinjtë pjesëmarrës në këtë konkurs.