Rodos, arrestohet shqiptari për trafik droge.
Rodos, arrestohet shqiptari për trafik droge.

Policia bregdetare greke njofton se ka arrestuar një shtetas shqiptar dhe një grek në ishullin Rodos, që akuzohen për posedim dhe trafikim droge.

Të dy ata ndodheshin nën survejim dhe u arrestuan ndërsa ndodheshin në makinat e tyre, në zonën Pastida, në jug të ishullit. 49 vjeçarit grek iu gjet me vete një sasi prej 50,4 gramë heroinë, ndërsa 35 vjeçarit shqiptar një shumë parash prej 2.500 eurosh.

Gjatë kontrollit në banesën e 35 vjeçarit u gjetën 1,5 kg kanabis i papërpunuar si dhe një peshore elektronike precizioni.

Policia sekuestroi edhe dy automjetet, si dhe tre telefona celularë.

Gjatë verifikimeve rezultoi se shtetasi shqiptar ishte dënuar më përpara me 4 vjet burg për akuza që lidheshin po me trafikun e drogës.

/Ora News.tv/