Sot është zhvilluar trajnimi i rradhës me temë “Roli i Këshilltave Vendorë të Sigurisë”. Ky trajnim i ardhur në formën e një workshop-i u organizua nga Bashkia Elbasan dhe Tjetër Vizion dhe erdhi në kuadër të projektit Forcimi i Partneritetit, Polici-Pushtet Vendor –Komunitet.

Në këtë trajnim u vu theksi në eleminimin dhe format e parandalimit të krimit në qytet si një mënyrë për t’iu garantuar qytetarëve një jetesë të qetë.

I pranishëm ne këtë trajnim ishte edhe nënkryetari i Bashkisë Elbasan z.Klevis Xhoxhi i cili siguroi se Bashkia Elbasan do të vijojë të punojë për sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve.

Në sesionin e parë të trajnimit u diskutua për sfidat e sigurisë komunitare dhe të sigurisë njerëzore.

Edisona Skenderi