Pas fitores në miqësore kundër Realit të Madridit, trajneri i Romës Paulo Fonseca evidenton gabimet dhe nevojat e skuadrës.

Ai e sheh sektorin e mbrojtjes si problematik dhe është në kërkim të një mbrojtësi që t’i japë frymë të re ekipit. Ndaj dhe sytë janë drejt Anglisë ku janë në bisedim me Liverpool-in për transfertën e Dejan Lovren.

Ekipi italian ka parashtruar ofertën prej 18 milionë eurosh për mbrojtësin por që do të hasë konkurencë nga Milan. 30 vjeçari kërkon që të largohet nga klubi pasi për të nuk ka vend në formacion.

Lovren i është bashkuar skuadrës “The reds” në 2014 për 20 milionë euro dhe ka luajtur 170 ndeshje.

Por dëmtimet e shumta e kanë penalizuar duke i lënë hapësira mbrojtësve të tjerë si Joel Matip dhe Gomez të aktivizohen. Këtë sezon ai luajti vetëm 18 ndeshje.Lagimi i tij do të vendosë Klopp përpara një zgjedhje midis Gomez dhe Matip për të drejtuar qendrën e mbrojtjes.