Gjatë qëndrimit të tyre në qytetin e Elbasanit antarët e Rotary Club kanë festuar edhe ditën e Verës .Të gjithë të ftuarit kanë qenë pjesmarrës në një festë të organizuar nga Rotary Elbasan dhe janë njohur me traditat festive të elbasanasve me rastin e ditës së verës.

Presidenti i Rotary Albania tha se është një kënaqësi që t’ju tregojë të ftuarve nga vende të ndryshme të botës një festë kaq të bukur siç është ajo e ditës së Verës.

Për Presidentin e Komisionit për marrëdhëniet me jashtë dhe ish Guvernatorin e distriktit 2060 në Itali ky organizim shërben si një njohje e mirë për kulturat e dy vendeve dhe që çon në bashkëpunime të mëtejshme

Gjatë këtij aktiviteti të ftuarit u njohën me një pjesë të traditës elbasanase për festimet e ditës së Verës

Edisona SKENDERI