Rrëqebulli i Ballkanit, një nga speciet më të rrezikuara në Botë është filmuar në një video të rrallë nga kamerat kurth në malin e Munellës, një nga strehët e tij të fundit.

Ky është Rrëqebulli i Ballkanit (në foto), një prej specieve më të rrezikuara në botë, ndërsa kjo video e rrallë është kapur nga kamerat kurth të vendosura në malin e Munellës.

Për herë të parë viteve monitorim, studiuesit kanë arritur të filmojnë sjellje të veçanta  të një prej 4 individëve që besohet se jetojnë në zonën malore të Pukës.

Këto klithma sipas studiuesve janë thirrja e tij për çiftim.

Ndërsa ky është rituali i pastrimit të trupit.

Për studiuesit,  këto pamje nga kamerat e shoqatës “Ruajtja dhe Mbrojtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri” kanë rëndësi të veçantë për studimin e sjelljes së species së rrëzikuar.

Në Shqipëri besohet se gjenden rreth 10 individë të species.

Rrëqebulli është një lloj plotësisht i mbrojtur me ligj, me status “i rrezikuar në mënyrë kritike” për zhdukje dhe mbrohet nga disa konventa ndërkombëtare, të cilat janë ratifikuar nga Republika e Shqipërisë.

Ora news