Binjakët e familjes Hoxha në Farkë, Franci dhe Franko janë mes fëmijëve nga familjet që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike, të cilët janë pajisur me libra falas.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar familjen Hoxha për t’i dhuruar binjakëve librat e klasë së dytë.

“Franci dhe Franko, binjakët e familjes Hoxha në Farkë, pas pak ditësh fillojnë klasën e 2 në shkollën 9-vjeçare “Farkë e Vogël”, për t’u bërë nxënës të dalluar, si motrat e tyre Enkelejda dhe Entela”, tha Manastirliu.

Si fëmijët e familjes Hoxha, e cila përfiton nga skema e ndihmës ekonomike, janë 42.866 nxënës në arsimin 9-vjeçar që përfitojnë libra falas.

70.000 fëmijë të kategorive të veçanta përfitojnë librat falas edhe pas klasës V.