Rreziku nga ushqimet e pakontrolluara!
Rreziku nga ushqimet e pakontrolluara!

Ushqimet e çastit që tregtohen pranë shkollave jo pak herë janë kthyer në rrezik serioz për shëndetin e fëmijëve që i konsumojnë këto .

Vetëm pak ditë më parë pesë nxënës të një shkolle 9-vjeçare në Durrës u paraqitën në urgjencën e spitalit me shenja helmimi pasi pranuan se kishin konsumuar hamburger, sanduiç dhe byrekë gjatë kohës që ishin në shkollë.

Situata higjieno-sanitare në disa nga subjektet që ofrojnë këto ushqime shpesh është jashtë standardeve.Shqetësim i vazhdueshëm mbetet edhe tregëtimi i ushqimit jashtë kangjellave të shkollave.

Nga ana tjetër nuk ka asnjë informacion në lidhje me kontrollet që AKU ushtron pranë këtyre subjekteve ambulante, edhe pse është detyrë e këtij institucioni, jo vetëm të kontrollojë dhe marrë masa, por edhe të informojë publikun.

Edisona Skenderi