Kërkesa e shtuar për apartamente ka bërë që në qytetin e Elbasanit të këtë një rritje të lehtë të çmimit për metër (katror) .Sot ,nëse një individ kërkon të blejë një shtëpi në qëndër të qytetit duhet të llogarisë shifrën e 400 euro për m2 .

Nëse do të zgjidhni një shtëpi në periferi çmimet varijojnë nga 300 deri në 350 euro m2.Veç pozicionit në të cilën ndodhet shtëpia ndikim në çmim ka edhe fakti nëse ajo është e arreduar apo jo.Pavarësisht se kërkesat për një shtëpi mbetetn me ritme të kënaqshme, agjentët imobilarë shprehen se ne krahasim me vitet e mëparshme kjo kërkesë është më e ulët si pasojë e emigrimit apo edhe kushteve financiare.

Eluert Dika në një intervistë për Tv Skampa shprehet se kohët e fundit vërehet një trend në zgjedhjen e një shtëpie ekonomike.

Nuk janë të pakta rastet kur shumë gjytetarë kanë rënë pre e mashtrimeve dhe kanë blerë banesa të cilat kanë qenë shitur më parë apo nuk kanë çertifikatë pronësie, për këtë arsye Dika u bën thirrje që të tregohen të kujdesshëm përpara se të hedhin firmat në një marrëveshje.

Zona më e preferuar për apartament banimi në qytetin e Elbasanit vazhdon të mbetet qëndra e qytetit nga ku edhe çmimet ashtu si kërkesat mbeten të larta.

Edisona SKENDERI