Jo vetëm koha, por edhe mungesa e prodhimit vendas ka bërë që në këtë muaj çmimet e frutave dhe të perimeve të pësojnë rritje.

Qytetarët e Elbasanit në tregun e qytetit të intervistuar nga Tv Skampa shprehen se çmimet rriten çdo ditë dhe blerjet tashmë fokusohen tek domosdoshmëria.

 Ndërsa tregtarët jashtë kamerave pranojnë se ka një ulje të numrit të qytetarëve që blejnë çdo ditë në treg.

Ndërsa duhet pranuar fakti se çmimet do të kenë edhe rritje të tjera për shkak të festave të fundvitit, duke bërë në këtë mënyrë që qytetarët të ankohen për çmimet dhe si pasojë të konsumojnë vetëm produktet më të domosdoshme.

Edlira XHERRI