Për çdo regjistrim të mjeteve elektrike Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor do të rimbursojë katër tarifa me një vlerë në total prej 7 500 lekë.

Sipas DPSHTRR janë bërë 0 tarifat për kontrollin fizik në masën 1,500 lekë, tarifa prej 1 mijë lekësh për lejen e qarkullimit, tarifa prej 3 mijë lekësh për targat standard 3,000 lekë si dhe tarifa prej 2 mijë lekësh për çertifikatën e pronësisë.

DPSHTRR bëhet kështu një ent promotor dhe protagonist edhe për risi konkrete për mbrojtjen e mjedisit dhe cilësisë së ajrit, uljen e ndotjes mes nxitjes së regjistrimit të mjeteve ‘green’ nga qytetarët si edhe ndërgjegjësimit për gjeneratat e së tashmes dhe së ardhmes.

Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti janë regjistruar +19% mjete elektrike më shumë se në vitin 2018.

Në kuadër të mbrojtjes së mjedisit po ashtu duke nisur nga 1 janari i këtij viti është ndaluar edhe futja e mjeteve të përdorura që nuk kanë tekonologjinë Euro4.

Teknologjia Euro 4 garanton një kontroll më të madh të çlirimit të gazrave nga automjetet dhe një ndotje më të ulët nga autoveturat që përbën edhe numrin më të madh të mjeteve të përdorura që zhdoganohen.

Kjo është një politikë kufizuese që zbatohet nga rreth 95% e shteteve të BE-së.

/a.gjonaj/j.p/atsh