RRUGA QË IZOLOI FSHATRAT
RRUGA QË IZOLOI FSHATRAT

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka marrë dorëzim rrugën Elbasan Tiranë, nga Elbasani e deri tek tuneli. Ky fakt ka indinjuar banorët e fshatrave që shtrihen rreth autostradës të cilët deri tani kishin shpresuar që akset ndërlidhëse të këtyre fshatrave, të dëmtuara gjatë ndërtimit të rrugës do të rikonstruktoheshin.

Sipas kësaj kontrate e cila daton në tetor të vitit 2012 e nënshkruar nga ARRSH, supervizori, kontraktori dhe përfaqësuesit e komunës së asaj kohe, kontraktori merr përsipër të rehabilitojë të gjitha akset që ka përdorur gjatë ekzekutimit të punës së tij. Konkretisht rrugët e fshatrave Shijon, Reçan, Shtëmajë e dopaj.

Sipas edhe të kësaj kontrate supozohej që rruga të përmirësonte jetesën e banorëve në zonën rreth projektit dhe jo të krijojë problem sociale. Por çfarë ndodhi? Zona u izolua sepse nuk u krijuan lidhje të fshatrave me autostradën. Sinkron plaku që thotë u izoluam, skemi ku dalim.