Një punëtor vetëm 18 vjeç humbi jetën në Bypassin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15 të pasdites së sotme, në afërsi të fshatit Pojan.

Shtetasi K.N, 41 vjeç, banues në Memaliaj, duke drejtuar mjetin tip “Rrul” që ngjesh asfaltin, ka goditur shtetasin M.K, 18 vjeç, banues në Tepelenë (punëtor) i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarja ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

(Foto ilustruese)

/Ora News.tv/